Një ndeshje futbolli e pazakontë është zhvilluar në Zvicër. Imamët shqiptarë janë ndeshur me pastorët zvicerianë dhe ndeshja ka mbaruar me rezultatin 8 me 2 për shqiptarët.
Në një lidhje me Skype për “Abc e Mëngjesit”, ata kanë treguar sesi u bën bashkë dhe e kujt ishte ideja për një ndeshje të tillë.
Imami Bekim Alimi dhe pastori zvicerianë, Beat Urech, me plot humor ndan detaje nga loja e tyre, e cila ka simbolizuar edhe një bashkim fetar.
“Ndeshja mbaroi 8 me 2 për imamët shqiptarë. Është patjetër rezultat i mirë se kur bota shqiptare shkëlqen me yje të sportit dhe ne të ndihemi sadopak krenar. Ideja ka lindur nga Beati, i cili në vendin e tij të punës ka një shqiptar dhe ai më ftoi mua në telefon. A do të ishte një ide të bëjmë një ndeshje mes ekipeve të imamëve dhe pastorëve. Skuadrat nuk kanë emra. Ne faktikisht jemi nga komuniteti i muslimanëve shqiptarë këtu dhe e kemi lënë kështu”, tha Bekimi.
“E kemi një mangësi kundërdrejt shqiptarëve se ata kanë një fuqi në futboll, të dhënë nga zoti. Nuk fokusohemi vertëm në aktiviette sportive sa i përket aspektit ndërfetar. Ne kemi metoda të ndryshme në Zvicër.
Natyrisht ne do të bëjëm perforcimet e duhura në ekipin tonë dhe do të mundohemi të zbresim moshën. Natyrisht që ne e dimë që në Zvicër nuk do të ishte i njëjti ekip po mos të ishte Shaqiri dhe Granit Xhaka”, u shpreh Beati./abcnews.al