Një ndërtesë administrative dykatëshe me një sipërfaqe prej 2000 metrash katrorë është djegur në veriperëndim të Moskës dhe 60 persona janë shpëtuar nga zjarri, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë ruse të Emergjencave.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se 300 persona janë evakuuar para mbërritjes së njësive të zjarrfikësve dhe shpëtimit.
Më shumë se 130 zjarrfikës dhe 40 pajisje janë të përfshirë në shuarjen e zjarrit, shtoi ministria ruse në një deklaratë.
Një makinë zjarrfikëse u thirr për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në ndërtesat e vendosura në rrethin Tushino, njoftoi Hekurudhat e Moskës./abcnews.al