“Një ndër sikletet më të mëdhaja”, këngëtari shqiptar rrëfen eksperiencën e parë seksuale

schedule22:40 - 5 Shkurt, 2021

schedule 22:40 - 5 Shkurt, 2021

Këngëtari Ardit Çuni ka deklaruar se hera e tij e parë ka qenë tepër e sikletshme.

I ftuar në Prive, ai zbuloi se kreu marrëdhënie seksuale për herë të parë, në shtator të 2011-ës.

“Të jesh 15-16 vjeç, aq më tepër në kohën tonë kur jemi rritur, se tashmë i dinë që 12, është pak e çuditshme dhe shumë gjëra janë të pazbuluara, kështu që thjesht ishte një vajzë që ishim të lidhur (thonjëza) dhe thjesht ndodhi. Ishim në një vend shumë interesant, në qendër kulturore. Unë në atë kohë shkoja shumë, sepse jam marrë me shumë aktivitete kur kam qenë adoleshent”, ai Çuni.

Por duket se gjithçka nuk ka mbaruar me kaq, pasi këngëtari është kapur mat.

“Gjëja më funny (gazmore) është pjesa kur na ka kapur drejtori i qendrës kulturore. Ajo është një ndër sikletet më të mëdhaja që mund të kem patur në jetë, është diçka që ka mbetur në memorie”, ka shtuar Arditi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!