Një ndër figurat më të njohura të ekranit, e njihni këtë personazh në foto

schedule13:39 - 28 Mars, 2021

schedule 13:39 - 28 Mars, 2021

Një ditë më parë, një video e Bora Zemanit teksa prezantonte motin 10 vite më parë bëri xhiron e rrjetit. Ajo shfaqej ndryshe, pasi flokët i kishte bjonde dhe me disa kilogramë më pak. Pas këtyre pamjeve, Bora është bërë nostalgjike dhe na ka treguar disa foto nga 20 vite më parë.

Moderatorja shfaqet në poza të ndryshme, në të cilat vihet re se të njëjtën ëmbëlsi e ruan edhe sot. “10 vjet më parë?! Ok, po hajde shkojmë edhe më shumë…20 vjet më parë.“, ka shkruar Zemani krahas fotos.

Ndërkohë, kujtojmë që pas ndarjes me Vin Velin, me të cilin ka dhe një djalë, Bora ka nisur një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshaj. Dyshja e konfirmoi lidhjen e tyre pas një kohe të gjatë ku përfliteshin se janë bashkë. /abcnews.al