Në çfarë shkalle është niveli i sigurisë rrugore në Tiranë, cilat janë problematikat kryesore me të cilat përballen qytetarët e Tiranës dhe si menaxhohen këto nga efektivët e qarkullimit rrugor, me të cilët ABC News ka vendosur të ndjekë rutinën e tyre.
Gjatë vëzhgimit dhe rrugëtimit me një nga patrullat e cila merr njoftimet nga salla operative, aty ku qytetarët telefonojnë për problemet të cilat nuk i zgjidhin dot.
Ne do të përballemi me mjetet të cilat kanë ndaluar në korisnë e emergjencave, drejtues mjetesh të cilët tejkalojnë shpejtësinë dhe të tjerë që nuk vendosin rripin e sigurimit…,
Ndihmës specialisti për trafikun urban, Neri Hunda na tregon disa nga zonat problematike në kryeqytet, zona ku regjistrohen më shumë incidente dhe aksidente.
Nuk dine apo nuk duan, drejtuesit e mjeteve shqiptarë ti zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, teksa po bisedonim më ndihmës specialistin e trafikut urban, për këtë çështje, përpara mjetit me radar kalon një makinë e cila menjëherë u ndalua dhe u morën masat në lidhje me rastin.
Ndoshta thjesht nje pakujdesi e vogel sjell pasoja fatale per ate qe drejton mjetin por edhe per kembesorin…
Statistikat në raport me një vit më parë tregojnë ndërgjegjësim të drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve, kjo për shkak edhe të ligjit të ri i cili penalizon shoferët pasi për cdo shkelje ulen pikë nga patenta si në rastin që konstatuam, drejtuesit të mjetit të cilit nga 28 pikë në total i kanë mbetur edhe 11…
Të vendosur në një nga zonat më ngarkesë relativisht të madhe thuajse në çdo orë, aty ku kryhen kontrolle për alkolin,lëndët narkotike, xhamat e zinj tej normave të lejuara, përdorimi i telefonave apo mungesa e dokumentacioneve.
Gjatë vëzhgimit u konstatua drejtuesi mjetit i cili po drejtonte makinën në gjendje të dehur…
Gjithcka fillon ngane dhe nga deshira dhe vullneti jone per te permiresuar gjithçka, të njohim sinjalistikën, të respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojmë kujdes për vetën dhe të tjerët…/abcnews.al


