“Një muaj pas lindjes kam qenë pa emër”, Samanta Karavella tregon historinë e veçantë

schedule08:23 - 20 Maj, 2021

schedule 08:23 - 20 Maj, 2021

Ka vetëm pak ditë që këngëtarja Samanta Karavella u rikthye sërish në muzikë me një këngë të re. Videoklipi mban titullin “Emnin tem” dhe nisur nga kjo këngëtarja ka rrëfyer kuptimin që fshihet pas emrit të saj.

E ftuar në emisionin radiofonik “Pardon my french”, ajo zbuloi se për një muaj pas lindjes ka qenë pa emër. Samanta tregoi se prindërit e saj e kishin shumë të vështirë të zgjidhnin një emër për të, derisa vendosën ta quanin si këngëtarja Samantha Fox. Këngëtarja zbuloi se emrin ia ka vendosur babai, duke qenë se ishin duke dëgjuar albumin e Fox, me dëshirën që edhe e bija të bëhej një këngëtare e suksesshme.

Sakaq, këngëtarja nuk e mohoi faktin se në të ardhmen do të donte që emrin e saj ta shihte të shkruar në titrat e ndonjë filmi si aktore. Ajo foli edhe për këngët e reja që do publikojë në vazhdim duke cekur në veçanti bashkëpunimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!