Emma Roberts mirëpriti fëmijën e saj të parë me partnerin Garret Hedlund në fund të vitit që lamë pas. Aktorja e mirënjohur ka zbuluar së fundmi imazhin e parë me të voglin ndërsa ka zbuluar dhe emrin e tij.
“Faleminderit 2020 që bëre një gjë të mirë. Drita jonë, Rhodes Robert Hedlund”, ka shkruar ajo përkrah fotos, në të cilën sgfaqet si gjithmonë mahnitëse e veshur me një fustan ngjyrë portokalli.
Roberts është shprehur dhe më parë se ndihet e lumtur me faktin se është në pritje të një djali. “Jam përpjekur të mos blej shumë gjëra edhe pse më pëlqen të bëj pazar. E vetmja gjë që mund të them është falë zotit që nuk kam një vajzë sepse thjesht do isha çmendur me aq shumë veshje“, tha aktorja. /abcnews.al/