FOTOLAJM/ Një mrekulli, liqenet e Belshit vizitohen nga pelikani kaçurrel: Moratoriumi i gjuetisë rigjallëron faunën

schedule19:03 - 9 Shkurt, 2022

schedule 19:03 - 9 Shkurt, 2022

Moratoriumi i gjahut ka rritur ndjeshëm numrin e shpendëve në vendin tonë pas masakrës prej disa vitesh që bënë gjahtarët vendas dhe të huaj duke shfarosur gjithçka që fluturon.

Pamjet që vijnë nga liqenet e Dumresë janë mbresëlënëse. Përveç shpendëve të shumtë që shihen shpesh atje, sëfundmi zonën ka filluar të vizitojnë edhe tufa me Pelikanë.

Një tufë pelikanësh kaçurrel, që e kanë “shtëpinë” e tyre në Lagunën e Karavastasë në Shqipëri, janë parë sëfundmi edhe në liqenin e Dorbit në Dumre, vetëm pak kilometra nga qyteza e Belshit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!