Oriola Marashi është një ndër modelet më të komentuara të showbizzit shqiptar. Modelja ka marrë gjithmonë vëmendjen për shkak të fotove mjaft provokative që ndan në rrjete sociale. Bukuroshja po shijon disa ditë pushime në Turqi së bashku me partnerin e saj, Eros Grezdën, ku nuk ka nguruar të publikojë edhe foto në Instagram.
Së fundmi, modelja ka postuar së fundmi një foto pranë bregdetit. Teksa ka pozuar me një fustan të gjatë që i nxjerr në pah format perfekte trupore, Oriola ka treguar edhe njëherë se është një ndër modelet më të mira shqiptare.
Kujtojmë që Oriola është komentur shumë edhe për lidhjen e dashurisë me futbollistin Grezda, të cilët vetëm kohët e fundit pranuan romancën. Madje, pak ditë më parë ata u përfolën se i kanë dhënë fund lidhjes por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve pasi dyshja po kalon pushimet bashkë. /abcnews.al/