Një mjek, në gjendje të rëndë nga koronavirusi: Mbahet në jetë me tuba

schedule11:14 - 29 Qershor, 2020

schedule 11:14 - 29 Qershor, 2020

Një mjek, i infektuar me Covid-19, është në gjendje të rëndë dhe është në terapi intensive, i intubuar.

Burime për abcnews.al, thanë se mjeku punonte tek pavioni i sëmundjeve të gjakut, hematologjisë, ku dyshohet se u infektua.

Lexo edhe: Rëndohet bilanci, humbin jetën nga koronavirusi 2 persona tek “Infektivi”

Ky pavion është një prej pavioneve që u prek nga virusi bashkë me atë të sëmundjeve të brendshme dhe urgjencën e spitalit francez në QSUT.

Aktualisht në spitalin infektiv po kurohen 84 pacientë, 11 prej të cilëve në terapi intensive, ku mjeku dhe një pacient tjetër janë të intubuar.

ISHP njoftoi për 64 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetën 2 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 84 të shtruar tek Infektivi, 11 prej tyre janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar. Njëri prej të intubuarve është pikërisht mjeku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!