Një titull akademik për këdo që kalon në pedonalen ‘Murat Toptani” në Tiranë. Me këtë mënyrë shoqëria civile ka ironizuar situatën në institucionet e arsimit të lartë në vend ndërsa i ka bërë thirrje Strukturës se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar të nisë hetimet për shpërdorim detyre në universitetet publike.
Migen Qirinxhi, aktivist i “Qendreses qytetare” shprehet se ” SPAK duhet ti drejtohet dyerve të universiteteve sepse aty ka një shpërdorim të theksuar të parave publike por edhe abuzime, korrupsion. Ndërsa profesorët kanë marrë tituj të pamerituar”.
Po sipas tij, 1 milionë euro u përdorën për shpërblime, për honorare, për këto stafe që ofrojnë produkt më pak cilësor në rajon. “Vetëm Universiteti i Elbasanit ka përdorur 300 mijë euro për udhëtime. dhe në total 6 universiteteve 500 mijë euro për dieta e udhëtime”, tha ai.
Dita ndërkombëtare e arsimit sipas shoqërisë civile e gjen Shqipërinë me sistemin më pak cilësor dhe me diplomatat më të pavlera në rajon. Ndërsa Pakti për Universitetin nga sondazhet e kryera nëpër universitete nuk i ka plotësuar kërkesat e studenteve.
“Ne kemi zbuluar se 73 për qind e studentëve e pranojë korrupsionin në universitetin e tyre. Sa i përket Paktit, na u u premtuan database e biblioteka online që nuk janë bërë”, u shpreh Qirinxhi.
Universitetet publike administrojnë deri në 8 milion euro nga tarifat e studentëve të cilat shkojnë kryesisht për të paguar sigurinë e godinave, për të blerë makina, shpërblime për stafin akademik dhe më pak për kërkimin shkencor. /abcnews.al