Një miliarder kërkon një çift për të punuar dhe jetuar në ishullin e tij, këto janë kushtet

schedule10:57 - 6 Nëntor, 2023

schedule 10:57 - 6 Nëntor, 2023

Një miliarder misterioz po i ofron një çifti të lumtur 185 mijë dollarë për të kaluar një vit në ishullin e tij privat në Karaibe, por ka disa kushte.

Praktikisht, sipas reklamës së publikuar nga agjencia e punësimit Fairfax and Kensington, pritet që çifti i zgjedhur të punojë me kohë të plotë duke promovuar ishullin privat në rrjetet sociale.

Detyra e tyre kryesore do të ishte të filmonin çdo ditë në ishullin e virgjër, duke dokumentuar përparimin dhe ndërtimin e pasurive të paluajtshme për ta portretizuar këtë vend si një oaz të vogël luksoz të vërtetë.

George Dunn nga agjencia Fairfax dhe Kensington zbuloi se pronari dëshiron të theksojë bukurinë e ishullit të tij, por për këtë ai dëshiron të punësojë influencues që do ta bëjnë këtë.

Pritet që çifti që do të marrë vendin e punës të menaxhojë ambientet dhe eventet dhe përveçse të dinë se si funksionojnë rrjetet sociale, duhet të kenë edhe përvojë në drejtimin e industrisë së luksit, që do të thotë të punosh në jahte apo në vila.

Një çift i punësuar do të marrë një fluturim kthimi në shtëpi brenda një viti, si dhe 25 ditë pushim vjetor, të cilin mund ta përdorin në një nga ishujt fqinjë.

Është interesante se identiteti i pronarit dhe specifikat e ishullit janë ende sekret. Për të aplikuar, kandidatët duhet të dorëzojnë një video TikTok, e cila do të shqyrtohet nga ekipi personal i miliarderit. Sipas agjencisë, së shpejti do të përzgjedhin aplikantët e parë, ndërsa të gjithë përzgjedhjen mund ta shikoni këtu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!