Këngëtari i njohur Vitmar Basha feston sot ditëlindjen. Ai ka marrë urime të shumta, por më i veçanti ka qenë ai i partneres së tij, Marsela Çibukajt.
Kjo e fundit e ka surprizuar duke publikuar një video ku dyshja shihet në momente intime, duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin. Krahas videos, ajo i ka dedikuar fjalët më të ndjera të dashurisë.
“Një mijë fjalë, një mijë puthje nuk do mjaftonin për të të treguar sa dashni ka kjo zemra ime për ty, për ty që je gjithçka për mua. Gëzuar ditëlindjen o shpirt i bukur dhe i rrallë. Të dua pafund”, ka shkruar këngëtarja.l.k/abcnews.al
View this post on Instagram