Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, nuk do ta ketë më mbështetjen e Komisionit Europian. Burime konfidenciale për Politico, bëjnë me dije se, politika arrogante dhe shpeshherë kundër interesave të BE-së, kanë bërë që kjo e fundit të mos pranojë më kandidatë nga Hungaria për pozicionet kyçe në Unionin Europian.
“Politico”, thekson se Hungaria dëshiron që të mbajë edhe për disa vite të tjera portofolin e Zgjerimit të BE-së, por një diçka e tillë duket e pamundur.
Zyra e Komisionierit të Zgjerimit të BE-së ka një ndikim të madh për pranimin e anëtarëve të rinj, veçanërisht për Ukrainën, por qeveritë kombëtare të unionit nuk kanë dëshirë që komisioneri aktual nga Budapesti, Oliver Várhelyi, të vazhdojë në një rol kaq të madh, thanë tri burime diplomatike për Politico.
“Varhelyi është akuzuar për minimin e politikës ndaj shteteve kandidate për në BE, duke krijuar konfuzion, por edhe stepje të kohëve të fundit, e cila lidhet me situatën e fundit në Gjeorgji, lidhur me ligjin për “agjentët e huaj”, i cili shihet gjerësisht si një mënyrë për partinë në pushtet të Tbilisit për të shtypur mediat opozitare, aktivistët dhe OJQ-të, citon një tjetër burim për Politico.
Orban është aleati më i afërt i Presidentit rus, Vladimir Putin, në BE dhe liderët e Europës po acarohen gjithnjë e më shumë me zvarritjen e sanksioneve dhe kundërshtimin e tij për dërgimin e fondeve në Kiev.
Komisioni Europian tha se qeveritë dhe presidenti i ardhshëm i zgjedhur i Komisionit duhej të zgjidhnin komisionerët e ardhshëm në një mënyrë që ata të mos bëhen pengesë për vendimet e tyre.
/abcnews.al