Sulmeve dhe kundërpërgjigjeve ndaj grupit OTR, në veçanti Noizy-t, ky i fundit po iu përgjigjet me një diss të hapur. Reperi ka paralajmëruar këngën më të re, ndërsa ka ndarë një sekuencë në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Të premten do merrni mësim nga pedagogu”.
“Ça m’dha jeta nuk m’dha shkolla, ça m’dha rruga se harrova, ça m’tha baba vath e bona dhe xhaden krejt vet e zgjodha. S’kam shokë por kam kampiona, OTR na njeh krejt bota, at’kujtohet 09, premtimet nuk ishin të kota. Ku je në kto nivele, ka t’mira ka dhe sherre, ka njerëz për interese, ka njerëz që dojn veç veten“, dëgjohet duke thënë Noizy.
Kujtojmë që kjo këngë vjen pas një sërë përplasjesh mes tij Big Kik dhe Escobars, kur ishin të ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, me të cilin gjithashtu ka nisur një “luftë” virtuale”. Ai e ka cilësuar reperin si të pafytyrë, së cilit i ka ardhur në ndihmë kur ka qenë në Londër. Matolale bëri gjithashtu një këngë, që ishte një diss i hapur ndaj Noizy-t.
Mes rreshtave, reperi i drejtohet Noizy-t si një egoist që do ta pësojë nga vetë egoja e tij, ndërsa përmend dhe mikun e tij më të mirë Varrosin. Kujtojmë gjithashtu që dhe Varrosi publikoi pak ditë më parë “Flammën”, gjithashtu një diss ndaj kundërshtarëve të OTR-së. /abcnews.al