Një mesfushor rikthehet në “bazë”, Inter spastron Covid-19

schedule11:57 - 30 Mars, 2021

schedule 11:57 - 30 Mars, 2021

Lajme të mirë për të gjithë tifozët e Interit. Trajneri Antonio Conte ka nisur të rikuperojë të infektuarit me Covid-19 dhe i pari që ka rezultuar negativ është Matias Vecino.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi zikaltër dhe mesfushori uruguaian do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpare se të ribashkohet me grupin. Ndërkohë, edhe portieri Samir Handanovic është shumë pranë rikuperimit dhe ndaj Bolognas pritet që të jetë pikërisht ai mes shtyllave për Interin.

 

Matias Vecino

Për sa i përket të infektuarve të tjerë, ata kanë rezultuar sërish pozitivë pas testeve të fundit. Stefan de Vrij dhe Danilo D’Ambrosio po vazhdojnë të jenë në karantinë dhe do të duhet ende të presin për t’u rikthyer në grup. Kujtojmë që për shkak të rasteve të shumta që pati tek Interi u shty për një moment tjetër dhe ndeshja me Sassuolon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!