Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një mesazh në shishe arrin në tokë pas 3.000 milje lundrimi

schedule14:16 - 21 Gusht, 2021

schedule 14:16 - 21 Gusht, 2021

Një mesazh në shishe që lundroi 3,000 milje nga Kanadaja është gjetur nga një grua në Wales.

52-vjeçarja Amanda Tidmarsh po shëtiste dy qentë e saj përgjatë bregut të detit kur vërejti shishen. Ajo tha se ishte shumë e entuziazmuar që e gjeti, duke kujtuar me të qeshur si gjithmonë i ka thënë familjes së saj se ishte “gjithmonë në kërkim për thesar”.

Tani, gruaja po pret që të marrë përgjigje nga peshkatari që e kishte hedhur shishen. Sipas BBC, mesazhi brenda ka të shënuar muajin nëntor 2020 prej kur u shkrua.

Shënimi brenda shishes duket të jetë i peshkatarit të quajtur John Graham, i cili ka shënuar edhe emailin e tij që ta kontaktojë kushdo që e gjen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!