“Një makinë ia bëri me drita”: Si i zunë pritë autorët Xhulio Prelës dhe e ekzekutuan

schedule12:51 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 12:51 - 5 Dhjetor, 2020

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela mëngjesin e sotëm pranë fshatit Gajush në Lezhë.

Siç raporton gazetari Gjergji Figuri efektivi ka qenë në Rinas për të marrë shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia sëbashku me të motrën. Ne mesnatë ai është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër.

Sipas burimeve, menjëherë më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës Lezhe-Milot teksa po kalonte ka parë një automjet dhe i është bërë me drita, ndërsa një person ishte jashtë makinës. Prela e ka rikthyer serish automjetin në drejtim të Lezhës dhe në atë moment i është afruar personi që ishte në rruge tek dera e pasagjerit.

Xhulio Prela ka hapur xhamin dhe disa sekonda më pas ai ka tentuar të largohet kur në ato momente i është afruar një person tjetër, i cili e ka qëlluar me një plumb në zemer. Në gjaknxehtësi 26 vjeçari është i ka dhënë gaz makinës dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy herë të tjera me pistolete, ku njëri plumb ka kapur xhamin e pasëm te automjetit ndërsa tjetri targën.

Të afërmit shprehen se nuk kanë asnjë dyshim tek miku i Prelës, të cilin ai e mori nga aeroporti i Rinasit duke hedhur dyshimet se gjithçka mund t’i ketë ndodhur për shkak të punës si polic. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Volkswagen” rreth orës 03:00 të ditës së sotme.

Ngjarja

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.

Ai ishte duke udhëtuar nga Tirana për në Shkodër. Pasi u qëllua, makina tip “Volkswagen” ka ecur në gjendje të lirë për disa qindra metra duke përfunduar në anë të rrugës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!