Një “luzitan” për stolin e Al-Nassr, arabët kërkojnë 61-vjeçarin portugez

schedule21:20 - 29 Qershor, 2023

schedule 21:20 - 29 Qershor, 2023

Që prej muajit prill, ku tekniku Rudi Garcia u largua nga stoli i arabëve të Al-Nassr, pankina e këtyre të fundit ishte nën drejtimin e ish-trajnerit të skuadrës U-19, Dinko Jelicic, i cili nuk mundi ta çojë dot skuadrën drejt fitimit të një trofeu.

Për këtë arsye, arabët u hodhën menjëherë në sulm për kërkimin e një tekniku të ri, për sezonin e ardhshëm dhe ditën e sotme kanë emëruar teknikun e mirënjohur portugez, Luis Castro në krye të stolit të Al-Nassr.

Për portugezin nuk është eksperienca e parë në Arabinë Saudite, teksa më herë ka drejtuar skuadrën e Al-Duhail, përgjatë sezonit 2021/2022, mirëpo do të ishte hera e parë do të punonte me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.

Më herët 61-vjeçari ka qenë në krye të pankinave të Porto e Shakhtar Donetsk, ndërsa së fundmi ishte trajneri i brazilianëve të Botafogo, me këta të fundit që aktualisht ndodhin në vendin e parë të Kampionatit brazilian pas 10 fitoresh e 2 humbjesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!