Një “luftë” po zhvillohet në Familjen Mbretërore pas vdekjes së Princit Philip

schedule12:18 - 15 Prill, 2021

schedule 12:18 - 15 Prill, 2021

Në një kohë kur Mbretëresha Elizabeth  është duke mbajtur zi për vdekjen e burrit të saj, ajo duhet të merret me procedura të ndryshme, pak para lamtumirës së fundit për Princin Philip të shtunën pasdite.

Princ Harry është një nga pjesëtarët e grupit të vogël të mbretërorëve që do të marrin pjesë në funeralin e princit Philip ditën e shtunë dhe që tani, kanë nisur mosmarrëveshjet.  Thuhet se diskutimi i radhës brenda pallatit është veshja e tij.

Duke qenë se Harry hoqi dorë nga titujt mbretëror ka dilema në lidhje me atë çfarë do të veshë gjatë ceremonisë së lamtumirës së gjyshit të tij.  Sigurisht që gjëja e fundit që duan mbretërorët tani është një tjetër situatë tensionuese, por ka zëra që thonë se William do të veshë një kostum formal për t’ju përshtatur të vëllait siç ka dhe të tjerë që thonë se Harry do të veshë një kostum bazik ushtarak në nder të viteve që i ka shërbyer mbretërisë.

Gjithsesi, vendimin në fund e merr mbretëresha Elizabeth, e cila do t’i caktojë secilit prej pjesëmarrësve në ceremoni veshjen e duhur.

Uniforma ushtarake

 

Gjithçka filloi kur djali i Princit Andrew, kërkoi që të merrte pjesë në varrimin e babait të tij me uniformën e Admiralit.

Por edhe Princ Harry gjithashtu do të dëshironte të vishte një uniformë ushtarake për të nderuar gjyshin e tij, dhe në fakt atë që  veshi në dasmën e tij në maj 2018.

Por cili ishte urdhri i Elizabeth  për anëtarët e familjes mbretërore?

36-vjeçari Harry do të ishte i vetmi anëtar i familjes mbretërore – së bashku me xhaxhain e  tij Andrew që do të paraqitej në varrimin e gjyshit të tij pa uniformë.

Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore – me urdhër të saj do të jenë të veshur me kostum formal për të treguar një familje të bashkuar dhe për t’i thënë lamtumirë Princit Filip siç e meriton.

 

Burrat do të veshin një kostum dhe kravatë të zezë dhe gratë fustane të zinj të thjeshtë. Kjo  është hera e dytë në të paktën një shekull që anëtarët e Familjes Mbretërore nuk do të veshin një uniformë në varrimin e një monarku ose bashkëshortit të tyre.

Koha për të shëruar plagët e Meghan

Sipas Daily Mail, mbretëresha donte të ruante unitetin familjar, por gjithashtu të “mbronte veçanërisht Princin Harry nga një poshtërim publik” pas ngjarjeve të fundit dhe intervistës së çiftit Sussex me Oprah Winfrey.

Veprimi i mbretëreshës është një iniciativë për të  lënë menjëanë marrëdhëniet e tensionuara brenda Pallatit. Mbretëresha kërkon të përmirësojë marrëdhënien e shkatërruar veçanërisht midis Harry dhe vëllait të tij të madh William.

Varrimi i gjyshit të tyre të dashur dhe fakti që të dy Princat do të ecin krah njëri-tjetrit pas një kohe të gjatë, është një “mundësi” për të harruar problemet dhe për të kujtuar gjithçka që i bashkon./abcnews.al