Një lojtar i Gjermanisë përkrah Rrahmanit, Napoli gjen pasuesin e Koulibaly

schedule11:20 - 17 Maj, 2020

schedule 11:20 - 17 Maj, 2020

Napoli ka vendosur të shesë Kalidou Koulibaly dhe po pret ofertën e duhur nga Premier League. Klubi italian ka përforcuar mbrojtjen me Amir Rrahmanin, por kapiteni i Kosovës nuk mjafton dhe Gennaro Gattuso kërkon një tjetër lojtar në këtë repart.

Todofichajes.com zbulon emrin që pëlqejnë nënkampionët e Italisë. Ai është Robin Koch, 23-vjeçari i Freiburg. Gjermani aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe bën rolin e mesfushorit shkatërrues.

Koch ka debutuar tetorin e kaluar me kombëtaren gjermane dhe numëron dy ndeshje të zhvilluara me kombëtaren. 15 milion euro kërkon Freiburg për ta lënë të lirë, shumë që Napoli nuk e ka aspak problem ta paguajë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!