Një lojë bilardo mes Giuseppe Conte dhe Theresa May

schedule22:32 - 25 Shkurt, 2019

schedule 22:32 - 25 Shkurt, 2019

Një lojë bilardo mes kryeministrave Xhuzepe Konte dhe Tereza Mej, ka qenë zgjedhja e të dy liderëve për tu qetësuar pak para takimit Itali -Britani e Madhe në Egjipt.

Kryeministri Italian Xhuzepe Konte dhe ajo britanike Tereza Mej kanë zgjedhur të shplodhen duke luajtur një lojë bilardo, para fillimit të takimit dy palësh mes Italisë dhe Britanisë së Madhe, në Sharm el Sheik në Egjipt.

Videoja e cila ka bërë xhiron e botës brenda pak minutash shoqërohet dhe nga shumë pyetje apo komente, ku më të spikaturit janë ato ku ngrihet pyetja nëse gjatë lojës të dy kryeministrat mund të kenë gjetur dhe një zgjidhje për Brexit.

Por pavarësisht kuriozitetit askush nuk ka komentuar se kush e ka fituar lojën në fund./abcnews.al