Një libër mbi evolucionin historik-urbanistik të Tiranës, Ana Shpuza: Nisi si një punë kërkimore

schedule09:07 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 09:07 - 24 Dhjetor, 2020

Ana Shpuza ka botuar një libër në gjuhën italiane, ku përmes fotografive sjell shndërrimin e urbanistikës dhe arkitekturës së Tiranës në një shekull. E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, arkitektja tha se ky projekt nisi si një punë studimore për mbrojtjen e diplomës për t’u konkretizuar më pas në një libër.

Ka lindur si një punë akademike, një mbrojtje diplome. Pati shumë interes për Shqipërinë dhe kulturën shqiptare, dinin shumë pak nga pikëpamja arkitektonike dhe urbane. Gjurmët italiane lindën që me kohën e konceptimit të planeve të para të 1925. Sot është bulevardi i Tiranës me konceptin e godinave ministeriale. Koncepti i këtyre koncepteve vazhdoi me arkitektët e tjerë si Florestano Di Fausto që konkretizoi projektin e ministrive dhe është një veprim klasik i veprimtarisë koloniale të Italisë.

Tirana është një qytet i ri dhe nuk ka një histori të konsoliduar në shekuj. Ka lindur vonë dhe si çdo qytet ka nevojë të kalojë disa etapa për të arritur konsolidimin e një strukture urbane të caktuar. Plus është shumë kompleks, që ka kaluar vërtetë në kohë shumë të shpejtë regjime jo vetëm politike por dhe ndërhyrje nga Lindja dhe Perëndimi me dy struktura që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.“, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!