Një letër dashurie nga Arod për Jennifer Lopez

schedule11:13 - 6 Janar, 2020

schedule 11:13 - 6 Janar, 2020

Kush më mirë se njeriu pranë zemrës i njeh sukseset dhe dështimet e tua?! Kur je person i zakonshëm, apo me një peshë të madhe publike, pak rëndësi ka statusi. Çiftet më të famshme të Hollywood-it dhe botës së showbiz-it e kanë dëshmuar me deklarata publike se sa krenarë ndihen për arritjet respektive të partnerëve në çdo angazhim tyrin.

Kështu, kryefjala e mediave dhe tabloidëve rozë nga mbrëmja e djeshme e sot është një nga ngjarjet më të mëdha të kinematografisë në botë, ndarja e çmimeve “Golden Globes”.

Të famshmit e sheshxhirimeve, aktorë, regjisorë, muzikantë, producentë, të gjithë u kthyen në protagonistët e shtypit dhe paparacëve për performancat e tyre në tapetin e kuq bashkë me emocionet gjatë natës së ndarjes së trofeve të rëndësishëm.

Një prej artisteve, Jennifer Lopez me rolin e striptistes Ramona në filmin “Hustlers” është në kategorinë e “Aktoreve suportuese më të mira” dhe si gjithnjë ajo shkëlqeu me shfaqjen e saj, look-un, fustanin madhështor, make up-in, etj. E shoqëruar nga partneri Arod, ata bashkë bënë daljen e tyre para kamerave, teksa Arod nuk i kurseu disa fjalë emocionuese për Jennifer të cilat i ndau me publikun virtual e më gjerë.

Kjo më shumë i ngjan një letre dashurie, me fjalë të ndjera e dedikim zemre për artisten e adhuruar nga bota mbarë, Jennifer Lopez. Ai shkruan:

“Xhen, nuk mjafton një trofe, medalje për të identifikuar një kampion të vërtetë!

Për miliona gra të reja që të kanë parë ty ndër vite dhe janë frymëzuar e fuqizuar që të bëjnë gjëra të mahnitshme në jetën e tyre, ti je një kampione.

Për muzikantët, kërcimtarët, aktorët dhe interpretuesit e panumërt që kanë parë dhe imituar pasionin tënd, bashkë me etikën e punës në rrugën për të gjetur suksesin e tyre, ti je një kampione.

Për fëmijët e tu, trajnerët, stafin dhe familjen tënde të madhe, ti je një kampione.

Për të gjithë, jetën e të cilëve ti e pasuron çdo ditë, ti je një kampione. Dhe mos e harro kurrë”!./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!