Emre Belozoglu, një emër shumë i njohur i futbollit turk, vazhdon të luajë në nivele të larta, edhe pse është 39 vjeç. Me fanellën e Fenerbahce, Emre është një lider në fushën e lojës dhe ka një shpirt shumë luftarak, pasi fiton duele të panumërta në mesfushë.
Por nuk janë vetëm duelet e fituara pika e tij më e fortë, pasi Emre ka dhe një të majtë të frikshme. Golat e tij shpeshherë janë spektakolarë, edhe pse të paktë në numër. Sot, në takimin mes Gencerblirgi dhe Fenerbahce, Emre shënoi golin e barazimit në sfidën e mbyllur 1-1.
Ky gol, bëri që Emre të shkruajë historinë në elitën e futbollit turk, Turkey Super Lig, pasi bëhet futbollisti i parë që shënon në katër dekada në kampionat (Vitet ’90. ’00, ’10. ’20). Një legjendë e gjallë!/acbnews.al
4 – Emre Belözoğlu is the first player to have scored in four different decades in the Turkish Süper Lig history.
1990’s ✅
2000’s ✅
2010’s ✅
2020’s ✅Constant. pic.twitter.com/ylwAE3nQ4a
— OptaCan (@OptaCan) July 7, 2020