Jan Oblak mund të largohet gjatë merkatos së verës nga Atletico Madrid, pasi në vitin 2023 portieri del si lojtarë i lirë.
Atletico ka nisur punën për të rinovuar kontratën mes tyre, por sipas “Mirror” akoma nuk ka gjë konkrete mes tyre.
Po sipas burimit në fjalë raportohet se skuadra spanjolle ka gati zëvendësuesin e Oblak në rast se ky i fundit do të preferojë të largohet nga “Metropolitano”.
Është pikërisht Emi Martinez i cili shikohet nga drejtuesit si zëvendësuesi i duhur, i cili është në pronësi të Aston Villës.
/f.a/abcnews.al