Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Një lajm i mirë dhe një i keq për pensionistët

schedule16:45 - 1 Nëntor, 2021

schedule 16:45 - 1 Nëntor, 2021

Pensionistët nuk do të përfitojnë rritje pensionesh në 2022 por vetëm indeksim dhe një bonus prej 5 mijë lekësh. Ky ka qenë një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga opozita në komision ekonomie ku po diskutohet projektbuxheti  për vitin e ardhshëm.

Edhe pse në draft-buxhet parashikohen 7 koncesione të reja për vitin e ardhshëm me vlerat përkatëse, ministrja e Financave tha se asnjë prej tyre nuk do të nisë vitin e ardhshëm. Opozita ndërkohë bëri apel që të bëhet kujdes me shpenzimet për ngritjen e agjencive shtetërore. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 4.1% vitin e ardhshëm.

Pensionet në 2022
Indeksim   2.5 %
Bonus         5 mijë lekë



Rritja ekonomike
2021      7.6 %
2022      4.1%

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!