Një lajm i keq, për të gjithë ata që rregullojnë krevatin në mëngjes

schedule09:43 - 19 Korrik, 2020

schedule 09:43 - 19 Korrik, 2020

Veprimi i parë në mëngjes i kthyer në një ritual për të gjithë është rregullimi i krevatit. Gjatë kësaj kohe kemi menduar se ky veprim krijonte optimizëm, por e kemi ditur gabim.

Ajo që duhet të bëni është vetëm të çoheni nga krevati e të vazhdoni ditën tuaj.

Sipas një studimi nga hulumtuesit e Universitetit Kingston në Londër, pluhurat e mikroorganizmave dhe bakteret lulëzojnë në një krevat i cili është i rregulluar me kujdes dhe i mbuluar.

Të gjitha këto mikroorganzima kanë nevojë për një mjedis të ngrohtë, me lagështi për të mbijetuar, dhe nëse sapo çohemi nga shtrati, veprimi i parë që bëjmë është ta mbulojmë atë, kemi bërë një gabim të madh.

Pra, në të kundërt, duke lejuar shtratin të ajroset ne kemi krijuar një ambjent me kushte aspak mikpritëse për këto baktere që janë përgjegjëse për alergjitë, problemet me frymëmarrjen dhe gjumin e parehatshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!