Banorëve të lagjes “Zin Zeneli” në Krujë uji i rrjetit nuk ju vjen prej tre ditësh.
Nuk kanë bërë dush, enët ju ka mbetur pa larë.
“Për cfarë ta blemë më parë për ta pirë apo për të larë. S’kemi ndonjë rrogë për ta përballuar nuk jemi larë ka ditë as enët si kam larë”.
U interesuam pranë ujësjellësit se përse është ndërprerë furnizmi me ujë në lagjen Zin Zeneli. Po nuk na u dha asnjë sqarim.
Edhe në ato zona ku uji në çesma vjen dy orë në ditë për përdorim sanitar, banorët ankohen se e kanë të pamundur të vazhojnë ta blejnë për ta konsumuar.
Burime nga Bashkia e Krujës thanë po vazhdojnë të bëjnë analiza dhe kur të kenë garancai të plotë do të njoftojnë banorët që të konsumojnë ujin e rrjetit.
Këtë javë shëndeti i banorëve që u helmuan nga ndotja e ujit të pishëm është përmirësuar. Në spital nuk ka shkuar më asnjë qytetar. /abcnews.al