TIRANË- Gazetari Martin Leka, i cili kishte marrëdhënie të ngushta me Fatos Nanon, ka ndarë për publikun histori dhe kujtime me ish-kryeministrin e ndjerë.
Ai theksoi në “Real Story” se Nano nuk e shikonte politikën si ‘arenë gladiatorësh’, që nënkupton se kundërshtari duhet ‘eliminuar’.
“Kur e pyeta për disa figura që nuk duhej t’i promovonte, më tha: ‘Politika nuk është arenë gladiatorësh, ku njeri duhet të vdesë patjetër’. Ai u bë i famshëm dhe mbeti në histori edhe me mënyrën se si iku.
Ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme politike, që duhet të ndiqet. Si çdo njeri, ka pasur gabimet e veta – për mua, një ndër to ishte që promovoi dy njerëz që s’duhej. Po të ishte gjallë, do më thoshte: “E ke gabim’” tha ai.
Ish- deputeti Luan Rama u shpreh se Fatos Nanon nuk arriti të zgjidhjet President i Republikës pasi nuk kishte mbështetje. Sipas tij, politika nuk e mbështeti për këtë post, pasi e dinte shumë mirë se nuk mund ta përdornin asi një kukull
“Arsyeja pse Fatos Nano nuk u bë president, lidhet me faktin se të tjerët nuk e donin në krye të vendit. E dinin që Fatos Nano nuk mund të ishte një manekin apo një kukull që mund ta përdorësh si të duash dhe kur të duash”, deklaroi Rama./abcnews.al

