Një kryetar bashkie i pazakontë

schedule18:37 - 2 Gusht, 2018

schedule 18:37 - 2 Gusht, 2018

Zgjedhjet elektorale u zhvilluan së fundmi në veriperëndim të Miçiganit dhe pas një garë shumë intensive, fitoren e rrëmbeu një mace. Procesi ishte shumë serioz duke përfshirë kandidatë të tjerë si 13 qenër, 1 fazan dhe një cjap. Por macja me emrin Sweet Tart ka rrëmbyer fitoren e padiskutueshme.

Qyteza e vogël e quajtur Omena me një popullsi prej rreth 300 personash, ka zgjedhur kryetarë jonjerzorë për bashkinë e tyre për më shumë se një dekadë tashmë. Zgjedhjet organizohen nga administrata vendase dhe për çdo votë dhurohet 1$ të cilat shkojnë në arkën qeverisëse të qytezës.
Këtë vit macja në fjalë mblodhi rreth 7000$, rekord i ri i pa arritur nga kafshët/kryetarët deri më tani.

Sigurisht arsyeja kryesore së përse procedohet në një mënyrë të tillë është fakti se këto qyteza të vogla nuk e kanë privilegjin të kenë një bashki të tyren konkrete për shkak se udhëhiqen nga provinca me fuqi ekonomike më të madhe se ajo në të cilën ndodhen.
E gjithë ky manifestim është një mënyrë argëtuese për të mbledhur fonde dhe për të rritur famën e zonës së tyre.
Shpresojmë qe macja Sweet Tart të bëjë një punë sa më të mirë dhe të mos bjerë prë e korrupsionit./abcnews.al