Tifozat Kuq e Zi, tifogrupi më i madh që mbështet kombëtaren e Shqipërisë, janë gati për takimin me Çekinë.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ lajmërojnë gjithë anëtarët për vendin e grumbullimit përpara marshimit drejt stadiumit “Air Albania”.
“Të dashur anëtarë,
Tashmë, si zakonisht, vendtakimi përpara ndeshjes së sotme do të jetë tek Lulishtja “Vëllezërit Frashëri” (përballë Piramidës) në krah të Bar ‘West’, Tiranë.
Do të jemi aty që nga ora 15:00 dhe nisja për në stadium në grup do të bëhet në orën 18:00.
Përjetësisht me ty Shqipëri! 1 Komb, 1 Kombëtare”./ h.ll/abcnews.al