Një klub mbretëror pas Rashicës, 13 milionë euro për yllin dardan

schedule15:28 - 29 Tetor, 2019

schedule 15:28 - 29 Tetor, 2019

Milot Rashica i ka bërë të gjithë për vete te Werder Bremen, por jo vetëm. Lojtari dardan ka shënuar 3 gola në kampionat gjatë këtij sezoni, teksa ka dhuruar edhe një asist për shokët e tij. Forma fantastike e tij bën që të ketë interesim nga klube të tjera.

Bild raporton se Schalke 04 dhe Leipzig interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit nga Vushtrria. Kontrata me Werderin përfundon në verën e vitit 2022, por Rashica mund të largohet që në janar. Schalke po insiston për shërbimet e tij dhe ka gati 13 milionë euro.

Klubi nga Gelsenkirchen renditet në vend të shtatë në Bundesligë dhe numëron 15 pikë, katër më pak se kryesuesit e Gladbahut. “Blutë Mbretërorë” e shohin sulmuesin anësor të Kosovës si përforcimin e duhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!