Një kërcënim më pak për “Legjionarët”, Kroacia humb “yllin” e mesfushës para sfidës me Shqipërinë

schedule14:16 - 18 Qershor, 2024

schedule 14:16 - 18 Qershor, 2024

Është një prej mesfushorëve më premtues në radhët e kroatëve, pavarësisht se tekniku, Zlatko Dalic i beson “gardës së vjetër”, në repartin e “dirigjimit” të lojës. “Ylli” i Torino, Nikola Vlasic shpresonte se do të kalonte një Evropian fantastik, në Gjermani, mirëpo duket se e ka mbyllur më herët se kushdo, “aventurën” në këtë kompeticion.

Bëhet fjalë për një dëmtim muskulor, që 26-vjeçari ka pësuar gjatë fazës stërvitore, para sfidës me “Legjionarët” e Shqipërisë, teksa në njoftimin e Federatës Kroate të Futbollit thuhet se ka pësuar një këputje të lehtë të muskujve, çka e bën të pamundur që ai të jetë në fushën e lojës për disa javë e në të tilla rrethana, lojtari nuk mund të jetë prezent që nga ndeshja e së mërkurës, fakt që ka trishtuar jo pak edhe vetë “fantazistin” e mesfushës.

“Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk do të mund ta ndihmoj skuadrën gjatë këtij Euro për shkak të këtij lëndimi. Unë vërtet bëra gjithçka të isha gati, por nuk ia dola. Falënderoj trajnerin dhe stafin për që besuan tek unë. I uroj ekipit fat dhe jam i sigurt se do të arrijnë suksese në këtë Evropian. Unë do jem tifozi më i madh juaji”,- u shpreh Vlasic para se të largohej nga grumbullimi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!