Alessandro Florenzi është objektivi i Milanit për krahun e djathtë të mbrojtjes. 30-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Romës dhe është shumë afër transferimit te kuqezinjtë e Stefano Piolit.
Agjenti i tij ka qenë në kontakte të vazhdueshme me të dy klubet gjatë ditës së sotme. Akordi është çështje kohe, teksa gazetari Gianluca Di Marzio zbulon edhe detajet e këtij operacioni.
Formula e cifre della trattativa tra #Roma e #Milan per #Florenzi https://t.co/8WhCWoRhJG
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 16, 2021
“Xholi” 30-vjeçar, i cili fitoi Euro 2020 me Italinë muajin e kaluar, do të huazohet te Milani (1 milion euro) me të drejtë blerje (3.5-4 milion euro të tjera).
Roma ka nevojë për para pasi ka shpenzuar shumë në merkato deri tani (klubi italian më aktiv), ndërsa Milani përforcon linjën e djathtë me një lojtar me eksperiencë. /abcnews.al