Një kamion përplas për vdekje këmbësoren tek Astiri

schedule12:34 - 26 Shkurt, 2021

schedule 12:34 - 26 Shkurt, 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditë në zonën e Astirit në Tiranë e për pasojë ka humbur jetën një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”. Ka qenë shoferi 43-vjeçar Petrit Rrapi që ka përplasur gruan, rreth 60 vjeçe,  e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Rrapi po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. sb/abcnews.al/