Gjermania është një hap para shteteve të tjera të mëdha në lidhje me rifillimin e ndeshjeve të futbollit. Mbyllja e këtij sezoni është diçka shumë e rëndësishme dhe duelet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve. Skuadrat gjermane kanë nisur stërvitjen, teksa dje erdhi lajmi i mirë për Italinë.
Kryeministri Conte lajmëroi se rikthimi në stërvitje i ekipeve do të ndodhë në 4 maj dhe në 18 maj mund të nisin stërvitjet e plota. Uli Hoeness ka një mesazh për botën e futbollit. Presidenti i nderit i Bayern Munchen, ka shprehur mendimin e tij për Kicker, ndërsa Bundesliga pritet të rinisë në 9 maj.
“Nuk na lejohet të humbasim një jetë për një ose dy javë zbavitje. Askush nuk mund të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë. Polemikat janë të diskutueshme, por rikthimi në fushë është një hap thelbësor për aspektin ekonomik të klubeve”, deklaron Hoeness. /abcnews.al