Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një jetë që pikturon…shkronja/ Historia e piktores që zbukuron qytetet me tabela e banderola festive

schedule20:28 - 5 Prill, 2025

schedule 20:28 - 5 Prill, 2025

FIER- Adriana Gjini pikturon prej 38 vitesh, por në vend të peizazheve, temat e punimeve të saj zakonisht, përbëhen nga shkronja. Arti i Adrianës është perfeksionuar aq sa te behet e padallueshme një tabele, e shkruar, nga ajo e printuar

Zanatin e ka nisur në kohën kur posterat me urimet për festat ishin zbukurimi i vetëm i qyteteve.

Tabela urimi, njoftime, postera elektorale dhe tabela me emra rrugësh, krijohen nga duart e Adrianës. Por sfida e jetës për mjeshtren e dekorit në Fier, ishte flamuri gjigand për 100 vjetorin e pavarësisë së vendit

Një festë që vjen një here në një shekull si 100-vjetori i pavarësisë së vendit, shënoi kulmin e krijimtarisë së zonjës gjini. Për më shumë se tre dekada, nga duart e Adrianës janë prodhuar qindra mijëra elemente dekorativë.

Piktore e shkollës së vjetër, Adriana Gjini ka edhe krijimtarinë e saj artistike për të cilën flet me modesti.

Adriana Gjini është e vetmja në Fier që vazhdon traditën e krijimit të dekorit me penel dhe bojë, pavarësisht teknologjisë dhe pajisjeve të reja që shkurtojnë kohën e prodhimit/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!