Një jetë me nxënësit/ Në prag të pensionit, mësueset flasin për vështirësitë dhe emocionet

schedule15:21 - 9 Shtator, 2024

schedule 15:21 - 9 Shtator, 2024

Ky do të jetë viti i fundit mes nxënësve.

Pas një kontributi afro 4 dekadash në arsim, misioni i Dilavere Elezit po i afrohet fundit.

Mësuesja e biologjisë në shkollën 9 vjecare “Beslidhja” në Lezhë këtë vit del në pension.

Ndien keqardhje që po e mbyll karrierën gjatë të cilës ka arsimuar dhe edukuar me dhjetëra breza.

Vështirësitë nuk kanë munguar por thotë se zgjidhjen e çdo situate e ka gjetur te komunikimi me nxënësit dhe kolegët.

Kurrsesi shkollës nuk do t`i largohet. Thotë se banon afër saj dhe do të gjendet pranë fëmijëve dhe kolegëve sa herë të jetë e nevojshme.

Rrugëtimi në arsim është drejt fundit edhe për mësuese Afërdiat Havarajn, në Vlorë.

Emocionet e një kapitulli të ri në jetën e saj e kanë përfshirë që tani. Thotë se do t`i mungojnë nxënësit dhe kolegët.

Mësuese, bashkëshorte dhe nënë, as për Afërditën 36 vite punë nuk kanë qënë të lehta, por ja ka dalë t`i kryejë mirë të gjitha rolet.

Në arsim ka qënë shumë kërkuese aq sa tregon se nxënësit e kanë cilësuar të ashpër, megjithatë e kanë dashur për profesionalizimin dhe përkushtimin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!