Një javë pasi Trump i quajti “mrekulli nga Zoti”, FDA aprovon përdorimin e medikamenteve anti-malarje

schedule15:31 - 30 Mars, 2020

schedule 15:31 - 30 Mars, 2020

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA ka dhënë aprovim emergjent për medikamentet anti-malarje që do të përdoren për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Vendimi vjen një javë pasi presidenti amerikan i quajti këto medikamente si “një dhuratë nga Zoti”.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore detajoi medikamentet që ndodhen në stok kombëtar, përfshirë këtu edhe “chloroquine” dhe “hydroxychloroquine” të cilat po konsiderohen për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19.

Më tej në raport thuhej se FDA kishte autorizuar shpërndarjen dhe dhënien me recetë të këtyre medikamenteve për pacientët e rritur apo adoleshentë me koronavirus.

Presidenti Trump u shpreh javën e kaluar se këto dy medikamente janë “një dhuratë nga Zoti”, pavarësisht se shkencëtarët kanë paralajmëruar për efektet e rrezikshme anësore që mund të vijnë nga këto medikamente.

Lajmi vjen në një kohë kur numri i personave të infektuar me koronavirus në vend  ka shkruar në 142,793 ndërsa kanë ndërruar jetë 2,490 persona. /abcnews.al