Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West pak ditë më parë duke konfirmuar thashethemet që qarkullonin prej kohësh. Megjithëse martesa e tyre pothuajse 7 vjeçare përfundoi pa dramë dhe ndarja thuhej se ishte miqësore, e njëjta gjë nuk vlen për periudhën post-divorc. Një burim është shprehur për revistën “People” se ata nuk janë në një mendje kur bëhet fjalë për katër fëmijët e tyre.
“Ata kanë një vizion të ndryshëm rreth mënyrës se si do të rriten fëmijët e tyre. Kim gjithmonë do të mbështesë Kanye-n dhe kauzat e tij dhe do ta inkurajojë atë me fëmijët e tyre, por e ardhmja e saj me punën, familjen dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Është ajo që bën të mundur gjithçka. Kim do të vazhdojë me projektet e saj dhe Kanye gjithashtu. Ajo që duan në jetë dhe për fëmijët e tyre nuk përputhet gjithmonë.”, tha burimi.
Lajmi i divorcit vjen pas një viti të vështirë për yllin e “Keeping With The Kardashians” dhe reperin, pas kandidaturës së këtij të fundit për t’u bërë president i SHBA-ve. Gjatë verës, thuhej se çifti ishte në prag të divorcit para se të bashkoheshin përsëri dhe të kalonin kohë së bashku me fëmijët e tyre. Në Janar, burime të shumta konfirmuan se Kardashian kishte nisur procedurat e divorcit me avokaten Laura Wasser dhe kishte në plan të paraqiste kërkesën nga reperi. /abcnews.al