Gjyshja dorëzon 3-vjeçarin/ Durrës, një javë pas ndarjes i mituri bashkohet me nënën

schedule13:21 - 20 Prill, 2024

schedule 13:21 - 20 Prill, 2024

4 ditë pas kallëzimit në polici të zhdukjes së një fëmijë 3-vjeçar, gjyshja qe e kishte marrë të miturin për të mos ia kthyer nenës e ka dorëzuar atë në policinë e Durrësit. Barie Gjuni e cila ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa bashkëshortin dhe njërin nga vëllezërit e kishte pas hekurave për këtë ngjarje, ka shkuar në policinë e Durrësit, e shoqëruar nga avokati i saj për të dorëzuar nipin e vogël. Fatmirësisht, 7 dite pas ndarjes i mituri është bashkuar me nënën e tij dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Te premten gjykata caktoi arrest ne burg per gjyshin e të miturit, Rexhep Gjuni dhe kunatin e tij, Arben Selaj, vëllai i Barie Gjunit. Ata do të vijojnë të hetohen penalisht për rrëmbimin e 3 vjeçarit, pavarësisht dorëzimit të të miturit pranë nënës së tij.

Gjatë këtyre ditëve, policia ka kryer kontrolle në Tiranë, Durrës, Kukës e Has aty ku dyshohej se fshihej 57-vjeçarja Barije Gjuni me nipin e saj. Një vit më parë, 26-vjeçarja Ile Gjuni, e ëma e fëmijës së mitur ka humbur bashkëshortin në një aksident rrugor dhe prej asaj kohe, prindërit e tij kanë tentuar disa herë t’i marrin fëmijën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!