“Six feet distance” është instalacioni i artistit shqiptar Elis Gjoni, i ndodhur në New Hampshire është kthyer në një atraksion turistik në Shtetet e Bashkuara. Krijimi i shqiptarit u përzgjodh mes shumë punimeve të tjera për mesazhin e fortë që përcjell.
Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, artisi tha se ky projekt paraqet mënyrën e re të jetës kufizuese që solli pandemia dhe shërben si një mesazh në formë vizuale. “Është një pasqyrë, si një instikt gjatë kësaj periudhe.
Ka dhe stolin përballë, ku vizitorët mund të ulen dhe kanë një reflektim përballë tyre, është si një memorie mes ndarjes që ndodhi. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është se shfrytëzova më shumë rregullat që u vendosën sepse mu dukën si një formë e re jetese.”, tha Elisi. /abcnews.al


