Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një infeksion kthehet në problem, Cristiano Ronaldo rrezikon

schedule13:58 - 3 Shtator, 2020

schedule 13:58 - 3 Shtator, 2020

Cristiano Ronaldo shqetëson Portugalinë para ndeshjes me Kroacinë, e programuar të luhet ditën e shtunë. Sulmuesi ka një problem në një prej gishtave të këmbës së djathtë.

Paraditen e sotme CR7 nuk është stërvitur me skuadrën dhe po tenton që përmes antibiotikëve të largoje infeksionin dhe të mund të luajë në ndeshjen e parë të Nations League.

Portugali e ka edhe një mungesë të sigurt, mesfushorin Renato Sanches. Stafi teknik tani i ka sytë nga Ronaldo dhe shpresohet që të jetë i gatshëm për takimin kundër Kroacisë, si dhe në përballjen me Suedinë të martën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!