EMRI/ Një i vdekur, dalin pamjet e makinës pas atentatit në Sauk, si u shkatërrua “Benzi” i 27-vjeçarit

schedule14:29 - 11 Qershor, 2022

schedule 14:29 - 11 Qershor, 2022

Abcnews.al ka siguruar pamjet e makinës pas atentatit që tronditi Tiranën mesditën e sotme, nga ku mbeti vrarë Aleksandër Sadiku.

Makina e të riut shpërtheu, pasi në të ishin vendosur lëndë eksplozive, njofton policia.

Ndërsa nga pamjet duket se nga mjeti u nuk ka ngelur asgjë, pasi është shkrumbuar i gjithi.

Lexoni KËTU gjithçka mbi atentatin sot

Sasia e  lëndës  eksplozive shpërtheu  teksa i riu ishte duke lëvizur në aksin Saut -Teg , ku 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj mori plagë të rënda duke humbur të dyja këmbët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti polici dhe autoambulanca për ta dërguar në spital, por siç bëjnë me dije blutë e Tiranës, Sadikaj ndërroi jetë në ambientet e spitalit për shkak të plagëve të rënda që mori.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat speciale RENEA për shkak të situatës së krijuar, ndërkohë që efektivë të tjerë janë duke marrë provat për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!