Një i ri nga Gjilani humb jetën nga uria, Elezi: Të burgosurit e ISIS në gjendje të tmerrshme

schedule10:34 - 20 Janar, 2020

schedule10:34 - 20 Janar, 2020

Në një lidhje me “ABC e mëngjesit” Bedri Elezi nga IKSN është shprehur se shumë qytetarë i janë bashkuar ISIS pa e pasur të qartë se çfarë po bëjnë.

“Sipas informacioneve brenda regjionit ku janë vendosur shqiptarët në burgjet kurde, mësohet se ka të vdekur nga mungesa e ushqimeve. Mësohet se atje është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve. Shumë qytetarë i janë bashkuar ISIS pa e pasur të qartë se çfarë po bëjnë”, tha Elezi.

Ndërkohë ai thotë se gjithashtu një i ri nga Gjilani pjesë e ISIS ka humbur jetën nga uria./abcnews.al