Një person mësohet të jetë paraqitur në spitalin e Vlorës, i plagosur me armë zjarri. Paraprakisht, dyshohet se mund të jetë një rast vetëplagosjeje.
NJOFTIMI
“Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” /abcnews.al/