Një i moshuar i vë flakën vetes me benzinë në Elbasan

schedule20:04 - 26 Tetor, 2017

schedule 20:04 - 26 Tetor, 2017

Një burrë ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i ka vënë flakën vetes duke u djegur me benzinë ne Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen “28 Nëntori” afër Kryqëzimit të Luleve. Sipas dëshmitarëve okularë, i moshuari është spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes. Ndërkohë 60 vjeçari është dërguar në spitalin kirurgjik dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të djegies. Sipas mjekëve ai ka pësuar mbi 90% djegie dhe është vështirë të mbijetojë.