Një i dënuar niset me urgjencë nga gjykata e Shkodrës në spital

schedule12:41 - 31 Maj, 2021

schedule 12:41 - 31 Maj, 2021

Një i ri i dënuar në Burgun e Reçit, në momentin që ka mbërritur në gjykatën e Shkodrës për seancën gjyqësore, ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa i ka rënë edhe tensioni.

Bëhet me dije se ai është nisur me urgjencë në Spitalin e Shkodrës për mjekim.

Mësohet se kanë qenë policia e burgut të Reçit dhe grupi i shoqërimit, që kanë njoftuar urgjencën e cila se bashku me togën e shoqërimit e kanë dërguar të riun në spital.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!