Drejtuesit e Juventusit vazhdojnë të kërkojnë për një sulmues. Shumë emra ndodhen në listën e Fabio Paraticit, drejtorit sportiv të klubit italian. Calciomercato raporton se ideja e fundit e tij quhet Memphis Depay, i cili aktivizohet në të gjitha rolet e repartit ofensiv.
Holandezi është pjesë e Lyon prej janarit të vitit 2017, por mungesa e aktivizimit në kompeticionet evropiane në sezonin e ardhshëm ka ndikuar në dëshirën e tij për t’u larguar. Agjenti i sulmuesit ka lajmëruar presidentin Aulas për diçka të tillë.
Milani dhe Roma e ndjekin prej kohësh 26-vjeçarin, teksa garës i është bashkuar edhe Juventusi. Lyon, që është edhe rivali i bardhezinjve për një biletë në çerekfinalet e Champions League, po kërkon një qendërmbrojtës.
Paratici kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe është gati të mbërrijë te Depay me anë të një shkëmbimi. Juventusi ofron kartonin e Ruganit ose Romeros. Francezët pëlqejnë Demiral, por Sarri nuk pranon largimin e turkut. Gjithsesi, ulja e palëve në bisedime konkrete pritet të sjellë një akord. /abcnews.al